E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen maskat2 grabitje brenda 24 oresh

TIRANE- Ne prag te festive te fundvitit rikthehen dhe grabitjet me maska gjate oreve te nates. Brenda 24 oresh jane shenuar 2 grabitje me maska. Grabitja e ndodhur mbreme ne nje supermarket ne Fier pason ate te ndodhur te henen ne mbremje ne qytetin e Memaliajt ku u grabit nje pike Western Union.

GRABITJA NE FIER
Nje person I maskuar ka hyre ne nje supermarket ne lagjen Kastrioti te Fierit dhe nen kercenimin e armes se zjarrit ka marre nje sasi parash qe ndodheshin ne kasen e supermarketit. Sipas policise grabitja eshte shenuar mbreme rreth ores 19.20 minuta. Personi ende I paidentifikuar ka hyre ne supermarket i maskuar dhe pasi ka kercenuar me arme zjarri tip pistolete shitesin ka arritur te marre ne kase shumen rreth 130.000 leke te reja. Nga Seksioni Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme dhe sherbime te tjera te Policise po punohet intesivisht per identifikimin e kapjen e autorit dhe zbardhjen e kesaj ngjarjeje.

GRABITJA NE MEMALIAJ
Te henen ne mbremje nje tjeter grabitje me maska u shenua ne qytetin e Memaliajt. Rreth ores 18. 55 minuta nje person i maskuar hyri ne piken e Wester Union e kembimi valuator dhe nen kercenimin e armes mori nje sasi parash dhe u largua me shpejtesi ne kembe. Nga verifiket policia dyshon se autori mund te jete nje 30 vjecar per te cilin eshte vene ne kerkim por ende nuk ka njoftim per arrestimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›