Rikthehen reshjet e borës, rrugët e hapura, apel për përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore

Në qarkun Shkodër janë rikthyer reshjet e shiur dhe dëbores. Në aksin rrugor Bogë–Theth, trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm, por qarkullimi vijon pa probleme. Mjetet e firmës mirëmbajtëse ndodhen në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithatë në disa segmente rruga paraqitet me ngrica.
Në Bashkinë Fushë-Arrëz reshjet e dëborës vijojnë me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
Edhe në territorin e Bashkisë Pukë raportohen reshje dëbore me intensitet të ulët, me trashësi rreth 5 cm, ndërsa aktualisht nuk ka situata problematike.
Nga Drejtoria Rajonale e rrugëve bëhet e ditur se në akset rrugore që mbulon kjo drejtori, aktualisht nuk paraqiten probleme në qarkullim.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën me dije se në zonat me fluks të lartë lëvizjeje, si dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë Rrugore.
Uniformat nlu apelojnë për drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.Manteli I bardhë I dëborës I ka dhënë një hijeshi vecanërisht Vermoshit e Thethit teksa rrugët e hapura pritet të sjellin më shumë vizitorë përgjatë fundjavës në këto zona turistike
Gazetare: M. Gjoni