E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rinas – Goditen 6 raste paligjshmërish në kufi, sekuestrohen mbi 22 mijë euro

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur 6 raste të paligjshmërive, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të ushtruara në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente të dyshuara si të falsifikuara, ndërsa autorët e rasteve u proceduan penalisht.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, janë evidentuar 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të udhëtuar me dokumente të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme në ngarkim të:
– shtetasit A. J., 33 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë dhe u kap me 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas të padeklaruar;
– shtetasit B. I., 43 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, me 11 005 euro të padeklaruara;
– shtetasit A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, me 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake të dyshuara si false;
– shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, me 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake të dyshuara si false;
– shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Fier, me 1 leje drejtimi braziliane të dyshuar si false;
– shtetases L. M., 33 vjeçe, me shtetësi braziliane, me 1 leje drejtimi italiane të dyshuar si false.

Policia Kufitare e Rinasit njofton se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›