E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinas skandali ne aeroportKosova eshte pjese e Serbise

Te tjera rreth shkrimit Njoftimi i fluturimeve ne aeroport TIRANE ndash Ne aeroportin nderkombetar shqiptar Nene Tereza ne Rinas Kosova rezulton ende pjese e republikes se Serbise. Ky fakt verehet ne lajmerimet zyrtare per fluturimet ne kete aeroport te cilat publikohen minute pas minuti ne ekranet e medhenj te vendosura ne te gjitha ambjentet por edhe ne faqen zyrtare te TIA Tirana International Aeroport.
Sipas informacionit te nxjerre nga kjo faqe diten e sotme ne lajmerimet per fluturimet nga Prishtina ne krah te kryeqyteti te shtetit me te ri te botes Kosoves shenohet inicialet e shtetit serb Republika Srpska Rebuplika Serbe. Ne fakt ky shqetesim eshte sjelle ne redaksine e Shqiptarja.com nga disa prej pasagjereve qe kane fluturar drejt Tiranes mbremjen e djeshme nepermjet linjes ajrore Tirane ndash Prishtine.
Kompania ajrore Jetairfly e cila eshte nje sipermarrje belge ne faqen e saj zyrtare e ka cilesuar Prishtinen si pjese te Republikes se Kosoves nderkohe qe krejt e kunderta ndodh ne aeroportin Nene Tereza ne Shqiperi.

PAVARESIA
Kosova shpalli pavaresine e saj 4 vjet me pare dhe bashke me Shqiperine ate e kane njohur edhe 88 vende te tjera te botes. E pavaresisht kesaj duket se shkeputja perfundimtare nga Serbia ende nuk ka gjetur zyrtarizimin ne fluturimet nderkombetare.

KONCENSIONI
Aeroporti i Rinasit qe prej fillimit te vitit 2005 eshte marre me koncension ne menaxhimin e fluturimeve dhe perdorimin e sherbimeve nga kompania private TIA. Koncensionari ka nje kontrate prej 20 vjetesh dhe pronari ligjor deri me tani i ketij aeroporti eshte qeveria shqiptare. Dhenia me koncension e aeroportit te Rinasit u firmos nga kryeministri i asaj kohe Fatos Nano.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›