E Martë, 3 Nëntor 2026

Rindërtimi, 85 pallate dhe 996 apartamente gati brenda vitit në Spitallë

Në lagjen e re në Spitallë të Durrësit po kryhen punimet e fazës përfundimtare.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ndërtimi. 

“Lagjja e re në Spitallë me 85 pallate dhe 996 apartamente ku brenda këtij viti familjet do të marrin shtëpitë e reja”, u shpreh Rama.

Brenda këtij muaji bashkia e Durrësit do të hedh shortin për familjet që do të përfitojnë shtëpi të reja në këtë zonë.

Lagjja e re urbane në Spitallë është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme nga vendet e parkimit, hapësirat e gjelbra dhe qendra të ndryshme shërbimi.

Zona e Spitallës në Durrës po transformohet rrënjësisht vitet e fundit, falë projekteve madhore të rikualifikimit urban, të cilat ofrojnë standarde moderne të infrastrukturës, dhe përmirësim të ndjeshëm të jetës së përditshme të banorëve.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›