Rindërtimi, Qeveria i dorëzon bashkisë së Krujës 150 apartamente të reja

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot dorëzimin e 150 apartamenteve të reja të banimit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kalimin te Bashkia Krujë të 150 njësive individuale të banimit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Krujë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /m.m/j.p/