E Diel, 1 Nëntor 2026

Rindërtimi i Gazës, Këshilli i Ministrave miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, nesër votohet në Kuvend

Këshilli i Ministrave ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës.

Ftesa për vendin tonë erdhi nga presidenti i SHBA, Donald Trump disa ditë më parë ku Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.

Tashmë i mbetet Kuvendit që të ratifikojë aderimin në Bordin e Paqes ku deputetët pritet që ta votojnë në seancën e nesërme plenare.

Shqipëria do të jetë pjesë për një mandat 3-vjeçar me të drejtë rinovimi nga presidenti Trump dhe nuk do duhet të paguajë para.

Vetëm shtetet që duan të fitojnë statusin e anëtarit të përhershëm, duhet të kontribuojnë me 1 miliard dollarë./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›