Rinis epoka Trump/ Bregu: Rritja e tarifave më e lartë se në mandatin e parë, pritet deportimi i emigrantëve të jashtëligjshëm

Ceremonia e inaugurimit të presidentit Trump ka nisur dhe po ndiqet me interes anë e mbanë botës.
Klajdi Bregu, pedagog në Indiana, u shpreh për ‘ Balkan Update’ se ky është eventi më i rëndëisishëm i vitit dhe priten ndryshime të mëdha.
Sipas tij, pritet të ketë rritje të tarifave më shumë se në mandatin e parë. Gjithashtu sipas Bregut, fokusi i tij do të jenë emigrantët e jastëligjshëm.
“ Është një event i veçantë dhe po ndiqet me shumë interes. Edhe vetë e ka premtuar që ai do të bëjë diçka të veçantë, pritet të marrë urdhërat ekzekutiv që do të ndryshojë shumë nga ato që administrata e tanishme ka bërë. Ka ngadalësuar rritjen ekonomike etj. Pritet një ndryshim shumë i madh dhe shumë i shpejtë. Patjetër që uroj që lufta të përfundojë, megjithatë është retorikë politike. Perpara se te fitonte zgjedhjet premtoi që do e zgjidhte përpara se të inagurohej. Shpresoj të zgjidhet por nuk është një gjë e lehtë. Nëse e shohim nga ekonomia, është rinovimi i taksave dhe legjislacionit nëpërmjet të cilit uli taksat. Përmes kësaj pritet që tarifat të shtohen dhe patjetër është emigracioni. Besoj që do të ketë ndryshim të madh. Do të ketë deportime të mëdha nga vendi. Shpresoj të fokusohen tek njerëz problematikë.
Problemi kryesor është ai që quhet emigrantët e jashtëligjshëm, me ata që janë të dënuar. Ka individë të dënuar që edne nuk janë larguar nga vendi. Janë zotëruar që të nisin tek këta individë. Përtej kësaj nuk besoj që do ketë ndikim tek të ligjshmit. “
/ abcnews.al