E Diel, 1 Nëntor 2026

Rio de Zhaneiro pret Vitin e Ri me fishekzjarre dhe muzikë

RIO DE ZHANEIRO, 1 janar /ATSH-DPA/- Qindra mijëra njerëz e pritën Vitin e Ri me fishekzjarre dhe muzikë në metropolin bregdetar brazilian të Rio de Zhaneiros.

Në mesnatë (03:00 GMT), filloi një shfaqje fishekzjarresh 12-minutëshe, të lëshuara nga 19 gomone nga plazhi në lagjen “Copacabana”.

Qindra dronë fluturuan në qiellin e natës. Grupe muzikore, muzikantë dhe DJ performuan në skena të shumta në plazhin e Copacabana-s.

Administrata e qytetit parashikoi pjesëmarrjen e 5 milionë vizitorëve në festimet në të gjithë qytetin – me të ardhura për hotelierët, restorantet, baret dhe kompanitë turistike që arrinin në 610 milionë dollarë.

Të martën, Rio de Janeiro u njoh nga “Libri i Rekordeve Guinness” si metropoli me festën më të madhe të Vitit të Ri në botë.

Administrata e qytetit ishte në gjendje të vërtetonte se 2,5 milionë njerëz kishin festuar vetëm përpara shfaqjes kryesore në Copacabana në ndërrimin e vitit 2024-2025. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›