E Martë, 3 Nëntor 2026

Riparohet traseja e urës së vjetër mbi lumin Buna

Në urën e vjetër mbi lumin Buna, monument kulture i kategorisë së II në Shkodër po kryhet riparimi i trasesë.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndoqi nga afër punimet që po kryhen në urë. Ai tha se “brenda 3 ditësh kjo ndërhyrje nga Ndërmarrja e Shërbimeve të Punëve Publike, do ta kthejë funksionale të gjithë trasenë e Urës mbi lumin Bunë”.

Beci i bëri thirrje qytetarëve, përdorues të motorëve të përdorin urën e madhe të asfaltuar e të mos e dëmtojnë Urën e Bunës me dru.

Ura e vjetër e Bunës është monument kulture i kategorisë së II, që nga viti 2010. Në vitin 2011, pas ndërtimit të Urës së re të Bunës, në urën e vjetër lejohen vetëm këmbësorët. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›