E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishikimi i mandateve Nga Gramoz Ruci

Une nuk di qe deri me sot te kete nje vendim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe parlamenti t’i nenshtrohet per te marre ne shqyrtim dhe per te shprehur dakordesine per te. Sot jemi ne nje seance pa nje vendim te KQZ-se. Kolege te nderuar kam ne kete salle qysh nga viti ‘91. Te pakten po e filloj nga ‘92. Ndarja e mandatave ne ‘92, ndarja e mandateve ne 2006, ndarja e mandateve ne 2007, ndarja mandateve ne 2001, ndarja e mandateve ne 2005, ndarja e mandateve ne 2009, ne asnje rast dhe ne asnje moment nuk eshte bere me debat parlamentar. Eshte bere me mjete politike duke perafruar qendrimet ne komisionet perkatese, per kodin elektoral, apo ne Komisionin e Ligjeve. E maksimumi nepermjet negociatave midis maxhorances dhe minorances. Dhe ne te gjitha rastet ka pasur konsensus te plote ne sallen e parlamentit. Eshte rasti i pare, precedenti i pare, sot ne 2013 qe ben perjashtim nga te gjithe precedentet parlamentare te ketyre 22 vjeteve demokraci ne Shqiperi. Megjithate le te vijme tek problemi. Ja ku jemi dhe kendveshtrimet ne aspektin politik i kemi te ndryshme. Por ka disa gjera, qe jane te shkruara e zeza mbi te bardhe dhe duhet t’i lexojme njelloj, t’i kuptojme njelloj dhe t’i zbatojme njelloj. Le te marrin ne aspektin kushtetues. Jemi ne shkelje te plote te kushtetutes se vendit. Neni 45 pika 4 e kushtetutes thote: “Vota eshte vetjake, eshte e barabarte, (e theksoj e barabarte), e lire dhe e fshehte”. Ka kater fjale, vetjake, e barabarte, e lire dhe e fshehte. Nje po ja hiqni, ate te barabarte. Cfare ka ketu per te kuptuar dhe per te votuar ne ndryshe dhe ju ndryshe. Ju po hiqni nje nen te kushtetutes. Ne aspektin ligjor, kemi miratuar nje kod me konsensus te plote midis jush dhe nesh. Neni 76 pika 2 e kodit zgjedhor thote: “KQZ-ja kryen llogaritjen e ndarjes se mandateve dhe ja dergon menjehere kuvendit. Na e jepni, ku e keni. Ne zbatim te ketij neni, te ketij kodi qe kemi miratuar bashkerisht. Nuk e keni sjelle. Pse?! Cfare po diskutojme sot?! Perseri ne zbatim te kodit.

Neni tjeter 76, pika 3: “Numri i mandateve per cdo zone zgjedhore nuk rishikohet, vetem ne rast te zgjedhjeve te parakohshme”. Ne sot cfare po bejme?! Nuk po rishikojme ndarjen e mandateve. Informacioni qe na sjell e ashtuquajtura sekretare, nuk eshte rishikim mandati. Eshte qe konfirmon parlamenti ne keto zgjedhje nuk do beje ndarje mandatesh. Dhe kodi, ligjvenesi, ne pra, e kemi parashikuar qe nuk ka rishikim te mandateve, vetem kur kemi zgjedhje te parakohshme. Shpallini zgjedhjet e parakohshme. Themi plotesisht dakord, sepse jemi ne zbatim te nje rregulli loje qe kemi miratuar bashkerisht. Pra edhe ne aspektin kushtetues edhe ne aspektin ligjor jemi ne shkelje te plote. Po ne aspektin procedural.

Po e leme anen procedurale, por edhe per permbajtjen e kesaj shkrese, kur i afrohet Kuvendit per te pare dhe per te miratuar vendimin e KQZ te dates 12.2.2009. E kuptoni. Sekretari sot i thote ketij Kuvendi, qe ne kundershtim me kushtetuten, pavaresisht se njerezit kane ikur nga Kukesi dhe kane ardhur ne Tirane, ne mandatin do ta leme sic kane qene ata kur ishin ne Kukes ne 2009. Pavaresisht se ata kane ikur nga Kukesi dhe kane ardhur ne Durres, ne mandatin te zgjedhurve e tyre do t’ia leme atje. Pavaresisht se ata duan perfaqesuesin e tyre ketu. Dhe po i afrohet Kuvendit te miratoje ate qe kemi miratuar njehere. Pra Ristani u hoq per ato gjera qe u hoq, e cuam qe te monitoroje procesin e zgjedhjeve jo me ne KQZ, por ne Ministrine e Brendshme, qe merret me zgjedhjet dhe sot na vjen perseri vendimi i Ristanit. Ate vendim qe ne e kemi miratuar dhe e kemi miratuar me konsensus te plote. Jemi ne shkelje te plote te kushtetutes, ne shkelje te plote te kodit elektoral, ne shkelje te plote te precedenteve dhe te procedurave tona parlamentare. Sigurisht qe ne ju kerkuam informacion. Te na e jepnit kur e niset proceduren per mandatet. Ne ju ofruam konsensus per transparence per ndarjen e mandatave. Nuk e bete. Ne ju ofruam konsensus nepermjet dy perfaqesuesve tane ne KQZ per vendimmarrje. Nuk e bete. Ne ju ofruam hetim parlamentar, nuk e pranuat. Po ju e niset, dhe ate qe niset nuk e soset dot. Se ju bete ate qe s’ishte bere ndonjehere. Fabrikuat shifra per te mbajtur nje mandat ne nje qark sic ishte ai i Kukesit. Kur u kapet dhe u denoncuat, atehere cfare bete?! Keni shmangur firmen e Ministrise se Brendshme ose pergjegjesine e tyre ndaj ligjit neser. E zhbete ate qe bete per te mos lene gjurme. Te njejten gje, per te mos lene gjurme anetaret tuaj ose perfaqesuesit tuaj, shmanget shkresen e KQZ-se ne raport me parlamentin. Dhe jo rastesisht shmanget edhe firmen e kryetares se parlamentit drejtuar komisionit te ligjeve dhe seancen e parlamentit. Pra me pak fjale ajo qe u tha nga koleget e mi socialiste, sot po diskutojme ne nje seance per te kryer nje krim dhe nje uzurpim shteteror per zgjedhjet e reja parlamentare te qershorit 2013. Sot ju po kerkoni pa filluar loja elektorale te prishni rregullat e lojes apo te vendosni rregulla te njeanshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›