Ristani: Terminali veriperëndimor drejt përfundimit, hap drejt transportit modern në Tiranë

View this post on Instagram
TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ndau sot një video nga punimet për terminalin veriperëndimor të autobusëve, i cili po shkon drejt përfundimit. Në postimin e saj, Ristani e cilëson këtë si një tjetër investim të rëndësishëm për transportin publik të qytetit.
Ajo thekson se terminali i ri do t’u shërbejë qytetarëve dhe turistëve me standarde moderne, duke ndjekur modelin e suksesshëm të terminalit lindor në Lundër, i cili është tashmë funksional dhe ofron kushte dinjitoze për udhëtarët.
“Terminali veriperëndimor i autobusëve është drejt përfundimit, një investim i rëndësishëm që sjell transport modern për qytetarët dhe turistët që vijnë në qytet”, shkruan Ristani.
Ndërkohë që terminali lindor në Lundër është tashmë një histori suksesi, një hapësirë moderne që u shërben përditë udhëtarëve, me kushte dinjitoze, organizim dhe pa rrëmujë.
“Me këto investime po krijojmë një sistem transporti të organizuar dhe dinjitoz, qarkullim më të lehtë dhe më pak trafik në hyrje të qytetit, komoditet dhe siguri për të gjithë udhëtarët dhe zëvendësimin e kaosit dhe informalitetit me rregull dhe standarde moderne”, tha Ristani.
“Më shumë rregull. Më pak rrëmujë. Një Tiranë që vijon të ecë përpara”, shkruan Ristani.
/e.i/j.p/