E Martë, 3 Nëntor 2026

Rithemelohet shkolla e Aviacionit në Vlorë, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit

Nënshkruhet në Vlorë memorandumi për rithemelimin e Shkollës së Aviacionit. Kjo u njoftua nga kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të këtij qytetit, ndërsa detajet i dha ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Ai theksoi se kjo shkollë do nxjerrë pilotë ushtarët dhe civile, sipas nevojave të kërkuara.

“Rithemelimi i Shkollës së Acviacionit në Vlorës, në aeroportin e Vlorës, në Akërni, një shkollë e cila do të gjenerojë jo vetëm pilotë ushtarakë, por edhe civilë, jo vetëm kontrollorë ajrorë ushtarakë, por edhe civilë, gjithmonë më një investim të rëndësishëm të dyanshëm”, tha Vengu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›