E Diel, 1 Nëntor 2026

Rivali i parë i Infantino/ Ramon Vega zyrtarizon kandidaturën e tij për president të FIFA

Gianni Infantino, tani ka një rival zyrtar në misionin e tij për të marrë një tjetër mandat si president i FIFA. Ai është Ramon Vega. Edhe ky zvicerian, ish futbollist i kombëtares helvete dhe i skuadrave si Tottenham, Celic dhe Cagliari ka konfirmuar kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e qeverisë botërore të futbollit.

Ramon Vega është 55 vjeç, ndërsa që kur u largua nga futbolli ka punuar në sektorin financiar.

“Po kandidoj për të bashkuar familjen e futbollit dhe për të realizuar një reformë e modernizim të FIFA-s, për të rikthyer stabilitetin dhe kredibilitetin e saj, si dhe për të rindërtuar besimin për të cilin sporti ynë ka nevojë urgjente”, është shprehur ai në një deklaratë të publikuar nga BBC.

Kjo nuk është hera e parë, që Ramon Vega shfaq në ambicje të tillë. Në kulmin e skandalit që tronditi FIFA në vitin 2015, zviceriani provoi të merrte vendin e Sep Blater të shkarkuar, por edhe atëherë u mund nga Infantino.

Por këtë herë, ai beson se ka më shumë shanse, pasi presidenti aktual I FIFA është në një pozicion të vështirë për shkak të planit të tij për të shitur aksione të Kupën e Botës te investitorë privatë. Pavarësisht përplasjeve të forta me UEFA dhe disa konfederata të tjera të futbollit në botë, Infantino ka deklaruar se do të kërkojë rizgjedhjen e tij.

Ramon Vega është rivali I tij i parë zyrtar, ndërsa kandidaturat për zgjedhjet për presidentin e FIFA duhet të dorëzohen deri më 18 nëntor. Votimi do të zhvillohet më 18 maj në Kongresin, që do të mbahet në Rabat të Marokut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›