Robert Aliaj analizon lojën e Valerit: I ka futur të gjitha strategjitë me kaseta para se të vinte këtu

Robert Aliaj, hyrja më e re në “Ferma VIP” ka treguar se si e sheh ai lojën e Valerit.
Në një bisedë me Renisin, ku ishte prezent edhe Valeri, fermeri ka analizuar strategjinë e këtij të fundit në lojë. Roberti u shpreh se Valeri është një lojtar strateg dhe ka ardhur në fermë me synime të qarta, me strategji të llogaritura mirë.
“Valeri i ka futur të gjitha llojet e strategjive me kaseta para se të vinte këtu. Është më i organizuari. S’është kaos ai siç jemi ne. Ai është i strukturuar mirë. Ki kujdes se ai dhe kur të thotë “mirë”, shih ça bën, proctokon data dhe aty kalkulohet dhe dalin konkluzione nëpërmjet inteligjencës artificiale”, i thotë Roberti Renisit për Valerin. /vizionplus.tv
https://www.instagram.com/reel/C7Tn58TM6Nj/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==