E Diel, 1 Nëntor 2026

“Roland Garros 2026”/ Zverez mposht vapën dhe siguron finalen

Finalisti i parë i “Roland Garros 2026” do të jetë Alexander Zverev.

Tenisti gjerman mposhti Jakub Mensik në një ndeshje, e cila zgjati gati tri orë.

Nën diellin e nxehtë të Parisit, në fushën “Philippe Chatrier”, Zverez mposhti çekun në katër sete (7-5 6-2 3-6 6-3).

Edhe pse rivali i tij luajti në limit për ta vendosur në vështirësi, Zverez ia doli që të siguronte vendin në finale, ku tashmë pret kundërshtarin e fundit, i cili do të dalë nga dueli italian mes Arnaldi-t dhe Cobolli-t.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›