Rrahmani protagonist, Napoli mposht Lazion në “Olimpico”

Napoli siguroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur Lazion 2-0 në “Olimpico”. Të dy golat erdhën në pjesën e parë: Spinazzola e theu barazimin në minutën e 14-të, më pas Rrahmani dyfishoi epërsinë me një goditje me kokë në minutën e 32-të.
Miqtë gati sa nuk e trefishuan rezultatin me Elmasin, i cili goditi traversën.
Në pjesën e dytë, Lazio tregoi më shumë energji, por Napoli e kontrolloi ndeshjen. Noslin u përjashtua për karton të dytë të verdhë, më pas Mazzocchi dhe Marusic u përjashtuan për shkak të një sherri. Guendouzi goditi traversën në fund të ndeshjes.