Rrahu bashkëshorten, arrestohet burri i dhunshëm në Shijak

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. D., banues në Shijak.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 39 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.