E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Rrëfime nostalgjike”, mbrëmje përkujtimore kushtuar Dritëro Agollit në COD

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u zhvillua aktiviteti “Rrëfime Nostalgjike”, një mbrëmje përkujtimore kushtuar Dritëro Agollit, një prej kolosëve të letërsisë shqipe.

Të pranishëm ishin nipër e familjarë të Dritëroit, botues, shkrimtarë e gazetarë, të cilët ndanë kujtime, emocione, dhe reflektime për jetën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit, në kulturën kombëtare.

Në panelin e aktivitetit ishte shkrimtarja Diana Çuli, gazetari Mentor Nazarko dhe Anila Mullahi, studiuese e pedagoge. Gjithashtu të pranishëm ishin Vera Bekteshi, Vasilika Tafa, Rajmonda Gjençaj si dhe familjarët: Emil Agolli, Luel Muhametaj, Ormira Lulani e Luan Muhametaj që ndanë kujtime plot ndjenjë dhe dhuruan, për fondin e Bibliotekës së Kryeministrisë, disa libra të shkrimtarit.

Përmes rrëfimeve, leximeve dhe momenteve artistike, të pranishmit ndanë nostalgjinë dhe kujtuan trashëgiminë e pasur letrare dhe humane të Dritëro Agollit.

Aktivitet ne COD. Fotot nga Andrin Hoxha. 1 nga 9

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›