Rrëmbehet gruaja e kryebashkiakut të Kavajës
KAVAJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës, ku është rrëmbyer nga persona të panjohur gruaja e kryebashkiakut të ri të Kavajës Elvis Rroshi.
Gruaja 28-vjecare Griselda Rroshi, shtatzënë është liruar sot rreth orëve të para të mëngjesit, në gjendjë tepër të rënduar psikologjike, pasi është detyruar të bëjë një lindje të parakohshme.
Gruaja nuk di të rrëfejë së kush ishin autorët e rrëmbimit, vendin ku lindi e detyruar fëmijën, apo vendndodhjen e foshnjës.
Gazetari i NEWS 24 Spartak Koka i ndodhur në Kavajë, deklaron se afër shtëpisë së tyre nuk mund të afrohesh, pasi familjarët janë të tronditur dhe kanë kërkuar që media të rrijë larg.
Sipas raportimit të tij, dyshohet së fëmija i kryebashkiakut të ri ka vdekur gjatë lindjës së detyruar, por gruaja nuk di ta thotë këtë me saktësi. Ajo nuk mban mend asgjë, nga e gjithë kjo histori tmerri.
Forca speciale të policisë ndodhen aktualisht në shtëpinë e ciftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajës është detyruar të kthehej nga Italia, pasi mori vesh lajmin tragjik.
(m.a/BalkanWeb)