Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, kalon për gjykim dosja në ngarkim të Altin Hajrit

Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit kreut të grupit kriminal që vepronte në Shijak.
Ai akuzohet për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020.
Hajri do të gjykohet në mungesë pasi nuk është bërë ende e mundur gjetja e tij.
Për të njëjtën ngjarje, Gjykata e Posaçme dënoi në 29 shtator 2022 me burgim të përjetshëm kopshtarin e kompleksit “Gold”, Festim Bexhdili, i vetmi person i arrestuar, i cili sipas togave te zeza ka marrë pjesë në mënyrë direkte në zhdukjen e kufomës.
Ky vendim u konfirmua edhe nga Apeli i Posaçëm në mars të vitit të kaluar.
Ndërkohë vijon gjykimi për Dritan Rexhepin, Gentjan Funiqin, Martin Bletën, Korado Keshtejan, Artan Doçajn, Aldo Majnishtën dhe Geraldo Martinin.
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz për shkak se i vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi droge me Angli.
Për shkak te dhunës se ushtruar ne automjetin tip rang rover ai humbi jetën rrugës për ne një resort ne Shijak aty ku shihet i pajetë për herë të fundit në pamjet e kamerave të sigurisë. Trupi i Prengës nuk është gjetur as sot e kësaj dite.
Në ambientet e kompleksit Golden u dërgua Jan Prenga për të cilin SPAK, bazuar në prova filmike, thotë se e ka të konfirmuar që është vrarë, pavarësisht se 4 vite pas ngjarjes nuk është gjetur ende kufoma.
Vranë Jan Prengën e zhdukën trupin, shkon ne gjyq dosja për Altin Hajrin, Dritan Rexhepin e të tjerët./vizionplus.tv