E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca, Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta refuzojnë të dëshmojnë në gjyq

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, ka refuzuar të dëshmojnë në GJKKO në seancën për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta të pandehur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, refuzuan thirrjen e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur që të dëshmonin në procesin gjyqësor, të ndarë Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë.

ABC News mëson se ata nuk kanë pranuar të vijnë nga paraburgimi ku ndodhen në Fier, për të dëshmuar, teksa ishin në listën e personave të kërkuar nga SPAK që të pyeteshin.

Ndërkohë seanca është shtyrë për një datë tjetër.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›