E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëshqitja e dheut shemb minierën ilegale të floririt, 15 viktima në Indonezi

Rrëshqitja e dheut ka shembur minierën ilegale të floririt në Indonezi. Si pasojë kanë vdekur 15 persona, ndërsa disa të tjerë janë të zhdukur.

Kreu vendas i emergjencave Irwan Effendi, tha se tre njerëz u nxorrën të gjatë nga balta e rrëshkitjeve.

Rrëshkitjet e dheut shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe të komunikimeve në zonat Nagari Sungai Abu, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

“Zona e goditur minerare mund të arrihet vetëm në këmbë, disa orë larg vendbanimit më të afërt. Gërmimet informale janë të shpeshta në vend dhe sigurojnë të ardhura për familje të varfra që punojnë në kushte të vështira e të rrezikshme”, tha zëdhënsi vendas Ilham Wahab.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›