E Martë, 3 Nëntor 2026

Rrezikoi jetën e gazetarëve, arrestohet personi që hodhi molotov në protestën e opozitës

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar i cili dyshohet se në protestën e kësaj të marte ka hedhur molotov në drejtim të godinës së bashkisë duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe gazetarëve .

Në pranga ka rënë Sokol Bushkolaj i cili dyshohet se është një nga personat që reagoi dhunshëm gjatë protestës përpara bashkisë. Ai është ndaluar edhe më herët nga policia në lidhje me tubimin e datës 8 maj.

Ky është momenti kur kamerat e policisë kanë fiksuar 49-vjeçarin i cili hedh lëndën plasëse në drejtim të godinës së bashkisë  . Një nga molotovët e hedhur ra në pjesën ku ishin grumbulluar qytetarët dhe gazetarët duke u rrezikuar kështu jetën

Sokol Bushkolajt akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe shkatërrim te pronës me zjarr dhe lënde plasëse. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›