E Martë, 3 Nëntor 2026

Rrezikoi jetën e pesë këmbësorëve/ Pranga 39-vjeçarit me banim në Kamëz, i hiqet edhe patenta

TIRANË- Një 39-vjeçar i identifikuar si Përparim Bilja me banim në Kamëz është arrestuar nga Policia pasi kreu manovra të rrezikshme në rrugë duke përplasur pesë këmbësorë në rrugën “Halit Haxhija”.

Krahas kësaj. autoritetet i bllokuan edhe automjeti tip “Audi” dhe 39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.

Të lënduarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›