E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikoi mbytjen, shpëtohet pushuesja nga Kosova në Shëngjin

Një pushuese e moshuar nga Kosova është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit në Shëngjin, pasi ka rrezikuar mbytjen gjatë kohës që po lahej në det.

Ngjarja ka ndodhur pranë një zone me prani të lartë pushuesish.

Vrojtuesit e detit kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta nxjerrin të moshuarën në breg, duke i dhënë ndihmën e parë.

Pas ndërhyrjes së parë, ajo është dërguar në spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›