E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrezikonin të mbyteshin në det, policia shpëton dy persona në Shëngjin

Policia e Lezhës ka shpëtuar dy turistë të cilët rrezikonin të mbyteshin në afërsi të plazhit “Rana e Hedhun”.

Sipas policisë një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u angazhuan me mjet lundrues dhe Jet Ski për ofrimin e ndihmës së menjëhershme.

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve të koordinuara, mjeti lundrues u tërhoq nga mjeti i Policisë Kufitare deri në portin e Shëngjinit. Dy shtetasit që ndodheshin në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi:

Rreth orës 15:00 të datës 28.06.2025, Salla Operative e Policisë mori njoftim se, përballë plazhit “Rana e Hedhun”, një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u angazhuan me mjet lundrues dhe Jet Ski për ofrimin e ndihmës së menjëhershme.

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve të koordinuara, mjeti lundrues u tërhoq nga mjeti i Policisë Kufitare deri në portin e Shëngjinit. Dy shtetasit që ndodheshin në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vijojnë angazhimin me përkushtim për garantimin e sigurisë në hapësirat ujore dhe tokësore, si dhe për ofrimin e ndihmës ndaj pushuesve dhe qytetarëve, në çdo rast emergjence.

 #AngazhimPërkushtimSakrificë

 #PoliciaKufitare

✅ #NëNdihmëTëTuristëve

???? #112

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›