E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzimi i kallëzimit për faljen e gjobave para zgjedhjeve/ Aulon Kalaja ‘nuk heq dorë’, e çon çështjen në Gjykatën e Lartë

Aulon Kalaja ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin sa i takon kallëzimit të tij të bërë në SPAK për faljen e gjobave para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. 

“Dorëzova në Gjykatën e Lartë rekursin, sa i takon kallëzimit tim të bërë më herët në SPAK. 

Kam kallëzuar Këshillin e Ministrave qe në kundërshtim me ligjin, fali gjobat 2 dite para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Veprim ky që ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Ligji shqiptar përcakton se qeveria nuk mund të bëjë politika të tilla fiskale 4 muaj para zgjedhjee dhe deri 4 muaj pas zgjedhjeve. 

Ju sjell në kujtesë se falja e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve preket me një paragraf edhe bë raportin e OSBE-OHDIR. 

Rrugëtimi i këtij kallëzimi ka filluar në muajin maj, por fillimisht u pushua nga SPAK, ndërkohë unë e ankimova në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe aty më rrëzuan. Më pas e ankimova në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, edhe aty më rrëzuan. 

Kurse sot kjo çështje shkon në Gjykatën e Lartë me besimin që do bëhet drejtësi. Pa diskutim që do i shkoj deri në fund kësaj çështje“, shprehet Aulon Kalaja. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›