E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzohet avioni F-18 i Forcave Ajrore spanjolle, vdes piloti

Forcat Ajrore Spanjolle njoftuan sot se një avion luftarak F-18 u rrëzua pranë qytetit verilindor të Teruelit. Fatkeqësisht piloti humbi jetën.

Mësohet se avioni po kryente një fluturim stërvitor.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e tij ”, tha Ministria e Mbrojtjes.

???? ÚLTIMA HORA | Lamentamos comunicar que se ha confirmado en el accidente del F-18 el fallecimiento de nuestro compañero, el teniente coronel Pablo Estrada Martín, destinado en el Ala 12.

Nos unimos al dolor de sus familiares y amigos. Descansa en paz, compañero. pic.twitter.com/OUim93TANr

— Ejército del Aire y del Espacio (@EjercitoAire) October 4, 2024

Komisioni Spanjoll për Hetimin Teknik të Aksidenteve Ajrore (CITAAM) do të nisë një hetim për shkaqet e rrëzimit, ndërsa avioni ishte pjesë e Wing 12, një njësi luftarake me bazë në rajonin e Madridit.

F -18 janë “avionë të vjetër që do të zëvendësohen “, thonë burimet e Forcave Ajrore Spanjolle./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›