E Martë, 3 Nëntor 2026

Rrëzohet avioni në Britani, vdes piloti

Britani e Madhe – Një avion ushtarak “Spitfire” është rrëzuar në një fushë në Lincolnshire, sipas BBC.

Shërbimet e emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes pas raportimeve se avioni u rrëzua rreth orës 13:20, me kohën lokale.

Një zëdhënës i policisë së Lincolnshire tha se në avion ndodhej vetëm piloti, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.

“Ne po punojmë me shërbimet e urgjencës dhe po mbështesim të përfshirët. Një përditësim do të ofrohet në kohën e duhur.”

Spitfire u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur Britaninë nga sulmet ajrore./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›