E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet avioni në Gjermani, ka viktima

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Gjermani ditën e sotme. Një avion i vogël u rrëzua mbi një shtëpi në North Rhine-Westphalia.

Dy persona humbën jetën, përfshirë piloten 71-vjeçare.

Sipas Bild, pilotja kishte raportuar probleme me motorin gjatë fluturimit. Më pas avioni u rrëzua mbi shtëpi.

“Dëgjuam një zhurmë tepër të fortë dhe pastaj pamë renë e tymit. Vrapuam drejt shtëpisë për të ndihmuar. Burri që jetonte në shtëpi me sa duket e ka parë avionin që po vinte dhe arriti të shmangej, ndërsa gruaja humbi jetën”, tha një fqinj.

Deri më tani, rrethanat e rrëzimit të avionit mbeten të paqarta./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›