E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzohet avioni në Nepal, të paktën 18 të vdekur

Të paktën 18 persona u vranë kur një aeroplan i vogël u rrëzua dhe shpërtheu në flakë gjatë ngritjes në kryeqytetin e Nepalit Katmandu sot, thanë zyrtarët.

Dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë ishin në bordin e avionit, i cili po fluturonte në qytetin e Pokhara për kontrolle të mirëmbajtjes, tha shefi i sigurisë së aeroportit Arjun Chand Thakuri.

Pamjet televizive treguan zjarrfikësit duke u përpjekur të shuanin zjarrin dhe tymin e zi të dendur që ngrihej në qiell.

Sipas zyrtarëve, aeroporti është mbyllur përkohësisht./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›