E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzohet një avion në Australi, humbin jetën piloti dhe pasagjeri. Nuk dihen shkaqet

Duket se aksidentet ajrore nuk kanë të ndaluar. Dy persona kanë gjetur vdekjen, kur avioni me të cilin  po udhëtonin, u rrëzua në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit.

“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht,” bëri me dije  një zëdhënës i policisë.

Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën raporteve të një përplasjeje avionit të vogël në ujëra, afërsisht 1.5 kilometër në jug të Nambucca Heads në Coffs Coast pak pas orës 16:00.

Ndërkohë Policia dhe Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit po hetojnë rrethanat e aksidentit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›