E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet një avion në Indonezi, të paktën 8 viktima

Dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë humbën jetën, pasi një helikopter privat u rrëzua në ishullin indonezian Borneo.

Lajmi u njoftua nga Ministria Transportit të vendit. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit ajror.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Lukman F. Laisa, gjithashtu konfirmoi se në bord ndodheshin tetë persona, përfshirë një shtetas malajzian.

“Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur, bazuar në informacionin tonë nga terreni”, tha ai.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›