E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten infektimet nga HIV/AIDS, këtë vit u regjistruan më shumë raste të reja se në 2024-ën

Shifrat e personave të prekur nga HIV vazhdojnë të rriten nga viti në vit. Nëse gjatë 2024-es u regjistruan 119 raste të reja kete vit jane diagnostikuar 6 raste më shme duke e çuar numrin total në 125 persona të prekur. Transmetimi seksual mbetet rruga kryesore e përhapjes së virusit.

“Marrëdhëniet seksuale mbetet kryesore dhe mos perdorimi i masave mbrojtëse me shumë partner. Ajo që shikojmë është se kemi raste të reja çdo muaj në 12 muaj të vitit, pavarësisht se mund të kemi luhatje. Nga viti në vit nuk ka zvogëlim të numrit të rasteve, janë prezente dhe duket që do jenë prezente. Ajo që mbetet predominante është përmes përdorimit të drograve, transmetimi përmes gjakut, transmetimi nëpërmjet grave shtatëzënë”, tha mjekja infeksioniste Esmeralda Meta. 

Të rinjtë dhe meshkujt janë ata të cilët preken më shumë HIV AIDS.

 “HIV nuk përjashton asnjë moshë, por prek kryesisht të rinjtë dhe moshat aktive. E njëjta gjë vlen edhe në rastet kur infeksioni është i avancuar dhe shfaqet si AIDS”, shtoi mjekja. 

Ndryshe nga infeksionet e tjera seksualisht të transmetueshme, të cilat shpesh kanë simptoma të dukshme, HIV mund të mos shfaqë asnjë shenjë për shumë vite. Për këtë arsye, mjekët infeksionistë theksojnë rëndësinë e depistimit të rregullt, me qëllim zbulimin në fazat e hershme të virusit.

“Rekomandohen masat profilaktike si e vetmja mënyrë e sigurt parandalimi. Informimi dhe depistimi i vazhdueshëm janë thelbësorë për të kapur infeksionin në stadet e para, pasi zbulimi i hershëm rrit mundësinë e fillimit të trajtimit, frenimit të virusit, rimëkëmbjes dhe parandalimit të transmetimit tek të tjerët”, tha ajo. 

Që prej vitit 1993, numri i personave të diagnostikuar me HIV ka arritur në 1,973 raste./vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›