E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten pagat për Gardën dhe Policinë e Burgjeve, zbardhen gradat që përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht rritjen e pagave për punonjësit e Gardës së Republikës dhe ata të Policisë së Burgjeve. Dy vendimet e Këshillit të Ministrave, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë, i shtrijnë efektet financiare duke nisur nga data 1 Janar 2026.

Sipas vendimeve të zbardhura, ndryshimi i pagave vjen si pasojë e dy faktorëve: indeksimit të përgjithshëm me 2.5% për shkak të inflacionit dhe një politike të veçantë për rritjen e pagave të gradave më të ulëta.

Kush përfiton në Gardën e Republikës?

Për Gardën, të gjitha gradat do të përfitojnë një indeksim prej 2.5%. Megjithatë, katër kategori specifike do të kenë një rritje page më të lartë se të tjerët (indeksim + rritje reale). Këto grada janë:

Inspektor

Inspektor i dytë

Inspektor i parë

Nënkomisar

Për gradat e tjera, rritja kufizohet vetëm në nivelin e indeksimit 2.5%.

Ndryshimet për Policinë e Burgjeve

Edhe për “gardianët” e burgjeve është aplikuar e njëjta skemë. E gjithë struktura përfiton indeksimin 2.5%, ndërsa dy grada specifike përfitojnë rritje shtesë të dedikuar:

Inspektor

Kryeinspektor

Efektet financiare për këtë rritje do të përballohen nga buxheti i vitit 2026 për secilin institucion përkatës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›