Rriten problemet e shëndetit mendor, psikologët: Fëmijët e vegjël po vuajnë nga anthi dhe depresioni

Fëmijët dhe adoleshentët po përballen gjithnjë e më shumë me probleme të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni, të nxitur nga ndikimi i mjediseve digjitale. Këtë shqetësim e ngre edhe raporti i fundit i OBSH-së, i cili thekson se hapësirat online po ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien emocionale të fëmijëve. Po cfarë thonë specialistët e shëndetit mendor për këtë fenomen?
“Është ulur ndjeshëm mosha kur fillojnë problemet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe më pas tek të rriturit, simptomat dhe shqetësimet të cilat referohen kryesisht tek ankthi, depresioni, tek ataket e panikut, dhe kjo ngre alarmin tek prindërit dhe specialistët ku ata duhet të referohen.”, tregon psikologe Anora Kroj.
Varësia dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj pajisjeve digjitale ka bërë që fëmijët të dëmtojnë perceptimin e tyre duke e krahasuar veten në mënyrë të pabarabartë me të tjerët. Për ta parandaluar specialistët thonë se është i rëndësishem një menaxhim i përbashkët nga prindërit, mësuesit dhe institucionet.
“Duhet të jetë një menaxhim i rastit qoftë nga profesionistët e shëndetit mendor, qoftë nga shkolla që është institucion edukues po ashtu edhe familja, të gjitha së bashku të ngrenë strategji dhe do të kemi më tepër rezultat dhe parandalim sepse kur ndodh problemi, dhe fëmija ka simptoma bëhet më e kmplikuar sepse ai fëmijë tashmë e ka krijuar varësinë, e ka dëmtuar perceptimin duke e krahasuar veten në mënyrë të pabarabartë me të tjerët. Duhet ti japim rëndësi pjesës së edukimit, komunikimit, ndarja e informacionit, fëmijët dhe të rriturit të bëhen pjese e diskutimit, në takime të hapura, duke qenë pjesë e këtyre takimeve.”
Problemet me përqëndrimin, sjelljet agresive, dëshira për veteizolim, mungesa e komunikimit dhe shmangia e situatave sociale janë vetëm disa nga simptomat më të zakonshme të ankthit tek fëmijët.
/vizionplus.tv