E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rritet çmimi i naftës në Kosovë/ Nuk reflektohet rënia në bursat ndërkombëtare

Rënia e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare, pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit nuk është reflektuar as të enjten në Kosovë, përkundrazi, ky çmim po vazhdon të rritet.

Sot çmimi i naftës është 1.91 euro për litër, i benzinës 1.47 euro për litër, ndërsa i gazit 0.82 euro për litër.

Këto çmime janë rritur nga nëj ditë më parë.

Të mërkurën, çmimi i naftës ishte dy cent më lirë për litër, pra 1.89 euro. I benzinës ishte 1.46 euro për litër ndërsa i gazit 0.77 euro për litër.

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila deklaroi se beson që stabilizimi i çmimit të naftës do të vazhdojë në ditët në vijim pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dy javor mes SHBA-së dhe Iranit.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani armëpushimi ka sjell pak qetësi në tregun e  naftës, por sipas tij “ky mund të jetë reagim afatshkurtër”.

Sipas tij, vetëm nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të bien gradualisht.

Çmimet e naftës në Kosovë kanë pësuar rritjen e tyre me të madhe ndonjëherë, duke kapërcyer edhe situatën e krijuar nga tregjet ndërkombëtare shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›