Rritet monitorimi i lumit Vjosa pas reshjeve – Plan masash për sezonin turistik, trajtimi i mbetjeve-sfida kryesore

Reshjet e vazhdueshme gjatë muajve të fundit kanë ndikuar në rritjen e monitorimit në të gjithë luginën e Vjosës, si për cilësinë e ujit ashtu edhe për praninë e specieve të ndryshme. Strukturat përgjegjëse kanë intensifikuar kontrollet në terren, duke synuar evidentimin e çdo ndryshimi që mund të ndikojë në ekosistem.
“Është bërë një monitorim i vazhdueshëm gjatë të gjithë lumit fal dhe sensorit që ne kemi në urën e qytetit për të lajmëruar të gjithë qytetet e tjera që përshkruan lumi. Një matje tjetër që kemi bërë është matja e cilësisë së ujit nëpërmjet kiteve për të matur se sa i pastër është uji”, u shpreh Edjon Maliqi, Monitorues në Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa.
Sipas përfaqësuesve të parkut, prania e mbetjeve në disa segmente të lumit dhe zonave përreth përbën një shqetësim serioz.
Autoritetet apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët dhe bizneset që operojnë në zonë, duke theksuar se ruajtja e pastërtisë dhe biodiversitetit të Vjosës është një përgjegjësi e përbashkët.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/