E Martë, 3 Nëntor 2026

Rritet prodhimi i automjeteve me energji të re

Kina regjistroi një rekord prej 5.62 milionë automjetesh me energji të re (NEV) në gjysmën e parë të vitit, duke shënuar një rritje vjetore prej 27.86 për qind, njoftoi të hënën Ministria e Sigurisë Publike, citon “Xinhua”.

Shifra përfaqëson totalin më të lartë të regjistrimeve të NEV-ve gjysmëvjetore në historinë e vendit. Ajo përbën 44.97 për qind të të gjitha regjistrimeve të reja të automobilave gjatë së njëjtës periudhë, duke nënvizuar përshpejtimin e tranzicionit të Kinës drejt energjisë së pastër në sektorin e transportit.

Deri në fund të qershorit 2025, numri i përgjithshëm i NEV-ve në rrugët e Kinës kishte arritur në 36.89 milionë, duke përfaqësuar 10.27 për qind të flotës së përgjithshme të automobilave të vendit.

Automjetet elektrike me bateri mbetën forca dominuese në tregun e automjeteve me energji të re (NEV), duke arritur në një total prej gati 25.54 milionë dhe duke përbërë 69.23 për qind të të gjitha automjeteve me energji të re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›