E Martë, 3 Nëntor 2026

Rritet shqetësimi për recesion në SHBA, ekonomistët: Jemi afër kësaj situate

Një raport i publikuar së fundmi në SHBA që tregon nivelin e lartë të papunësisë që pas pandemisë ka ringjallur shqetësimet për një recesion të mundshëm dhe që do të rrëzonte planet e Rezervës Federale për ekonominë.

Duke analizuar treguesit, ku disa janë ende të favorshëm për rritjen e vazhdueshme dhe pa recesion, të tjerët shpjegojnë se nuk pritet një gjë e tillë.

Shumica e recesioneve ndodhin sepse prodhimi i përgjithshëm ekonomik, i njohur gjithashtu si Produkti i Brendshëm Bruto, bie ndjeshëm. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk duket se do të ndodhë së shpejti, raporton Reuters.

Rritja në tremujorin e dytë arriti në 2.8% në bazë vjetore, dyfishi i normës së tremujorit të parë, saktësisht mesatarja e gjashtë tremujorëve të fundit, dhe në të njëjtin nivel me normën mesatare të rritjes gjatë tre viteve para pandemisë.

Masa e aktivitetit të shërbimeve, që përbën dy të tretat e aktivitetit ekonomik të SHBA-së, nga S&P Global është mbajtur pranë nivelit më të lartë në më shumë se dy vjet.

“Vrojtimet e muajit korrikut … tregojnë se ekonomia vazhdon të rritet në fillim të tremujorit të tretë me një ritëm të krahasueshëm me PBB-në, duke u rritur me një ritëm të qëndrueshëm vjetor prej 2.2%” sipas Chris Williamson, kryeekonomist i biznesit në S&P Global Market.

Arsyeja pse normat e interesit mbeten kaq të larta është se inflacioni u rrit në vitin 2021 dhe 2022 dhe ka qenë më i ngadalshëm në rënie se sa ishte në rritje.

Viti 2024 filloi me rritje të papritur të inflacionit që i dha FED-it një pauzë për t’iu drejtuar uljes së normave.

Pyetja që kanë shumë investitorë është nëse Fed priti shumë gjatë për të zhvendosur fokusin e saj nga inflacioni tek vendet e punës. Punëdhënësit amerikanë kanë ngadalësuar punësimin, duke shtuar mesatarisht rreth 170,000 vende pune çdo muaj për tre muajt e fundit, dhe vetëm 114,000 në muajin korrik, kundrejt 267,000 në muaj në tremujorin e parë të 2024 dhe 251,000 vitin e kaluar.

Ndërkohë, shkalla e papunësisë u rrit në muajin korrik për të katërtin muaj radhazi, në 4.3%, pothuajse një pikë përqindje mbi nivelin më të ulët të janarit 2023 dhe më e larta që nga tetori  i vitit 2021.

Marrëdhënia historike midis një rritjeje të shkallës së papunësisë dhe rënies ekonomike kapet nga i ashtuquajturi rregull Sahm që thotë se kemi të bëjmë me recesion  kur mesatarja lëvizëse tre-mujore e normës së papunësisë rritet gjysmë pikë përqindje mbi nivelin e saj nga 12 muajt e mëparshëm. Deri më sot, rregulli nuk ka qenë kurrë i gabuar.

Claudia Sahm, ekonomistja që përcaktoi rregullin që mban emrin e saj, i tha Bloomberg TV  se beson se ekonomia ndoshta nuk është aktualisht në recesion, por “po afrohemi në mënyrë të pakëndshme”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›