E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e naftës/ Reagon Xhixho: Po godet drejtpërdrejt familjet shqiptare

Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës në vend, duke theksuar se kjo po rëndon gjithnjë e më shumë mbi buxhetet familjare dhe bizneset.

Sipas saj, çdo rritje e çmimit të karburantit reflektohet menjëherë në rritjen e çmimeve të produkteve bazë, si buka, qumështi dhe vaji, duke shtuar kostot e jetesës për qytetarët.

Xhixho thekson se Shqipëria paguan aktualisht naftën më të shtrenjtë në rajon, rreth 1.95 euro për litër, ndërsa në Kosovo çmimi është rreth 1.18 euro, ndërsa në North Macedonia dhe Montenegro rreth 1.27 euro për litër.

Sipas deputetes, arsyeja kryesore për këtë diferencë është niveli i lartë i taksave, pasi rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksa, të cilat rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe bizneset.

Në këtë kontekst, Xhixho kërkon që të miratohet me urgjencë projektligji i propozuar nga Partia e Lirisë, i cili parashikon pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, me synimin për të ulur çmimin e karburanteve dhe për të lehtësuar barrën financiare mbi familjet shqiptare dhe bizneset.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›