E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rritja ekonomike e 6 mujorit drejt 4%, turizmi, ndërtimi dhe Real Estate po ushqejnë ekonominë

Ekonomia po zgjerohet në mënyrë të qëndrushme dhe kjo falë katër sektorëve kryesorë.

Instituti i statistikave publikoi rritjen ekonomike, e cila rezulton se në tre mujorin e dytë të këtij viti arriti në 4% në raport më të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Ky zhvillim pozitiv në këtë pjesë të vitit lidhet me trendin e sektorit të turizmit, ku turet e pranverës i dhanë një hov konsumit dhe ekonomisë, për rrjedhojë edhe sektori i tregtisë dhe shërbimit ushqimor dha efekt pozitiv në zgjerimin ekonomik

“Nga një vlersim paraprak rezutlon se rritja ekonomike 6-mujore arrin në 3.9%. Por ne do të dalim dhe zyrtarisht për këtë shifër”, tha Elsa Dhuli drejtore e INSTAT.

Dy sektorët e tjerë që vijojnë për katër vite rresht të japin efekt në rritjen ekonomike, mbeten ndërtimi dhe shit-blerja e pasurive të patundshme.

Ndërtimi është sektori që nuk po njeh ndalje, ndërsa tregu i real estate nisi ngadalësimin nga muaji qershor, kohë kur u prezantua dhe nisma e qeverisë për rivlersimin. Por kush janë sektorët që kanë kontribuar negativisht?

“Sektori i industrisë nxjerrëse, energjia elekrike dhe uji si dhe dega e informacionit dhe komunikimit kanë shënuar rënie në këtë tremujorë të vitit”, sqaroi më tej Dhuli.

Risi në këtë pjesë të vitit është se buqjësia po i rikthehet rritijes, pas disa tremujorëve më renie.

Ndërkohë agjentët dhe konsumatorët janë optimistë sa i përket ecurisë ekonomike.

Treguesi i besimit në ekonomi një indikator që mat Banka e Shqipërisë shënoi për të tretin muaj rresht rritje.

E thënë ndryshe, agjentët  në sektorin e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve kanë deklaruar për ecuri pozitive në vijim./vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›