E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritje me mbi 50% të makinave elektrike krahasuar me vitin e kaluar

TIRANË, 31 mars/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se autoveturat All-Electric përbëjnë 51,6% të regjistrimeve me zero kilometra gjatë muajve janar–shkurt 2026.

Sipas DPSHTRR, kjo shifër është 50% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

DPSHTRR bën me dije se “flota Euro 5 e sipër përbën 80,6% të mjeteve të reja të regjistruara gjatë kësaj periudhe, duke shënuar një rritje prej 13% krahasuar me vitin 2025”.

Kjo qasje pozitive tregon një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi i këtyre automjeteve. Përveç kostove të ulëta të mirëmbajtjes, ato ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe të emetimit të gazrave të karbonit.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›