E Premte, 6 Nëntor 2026

Rrjedhja e gazit në Shkozë, vihen në pranga tre persona

Policia ka vënë në pranga tre persona, të cilët i konsideron përgjegjës me incidentin e rrjedhjes së gazit në një pikë karburanti në Shkozë. Në pranga kanë rënë administratori, menaxheri dhe një punonjësi i pikes së karburantit. Ngjarja u regjistruar mesditen e së dielës, ndërsa banorët u evakuuan për të shpëtuar nga një shpërthim i mundshëm. Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat e punës për lëndët plasëse dhe djegëse.

Ngjarja krijoi panik tek banorët, ndërsa gjendja u normalizua pas disa orësh. Kjo pikë karburanti në rrugën “Sadik Petrela” rezultoi e palicensuar për tregtimin e hidrokarureve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›