E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrotullohet disa herë në ajër dhe më pas përlaset në tokë! 62 viktima dhe një banesë e dëmtuar, çfarë ndodhi me avionin në Brazil

Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Brazil, ku një avion pasi humbi kontrollin në ajër u përplas në tokë, duke shkaktuar vdekjen e 62 personave që ndodheshin në bord, 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të bordit.

Menjëherë pas ngjarjes 7 ekipe zjarrfikëse dhe grupet e emeregjencës shkuan në vendngjarje.  Avioni u rrëzua në Vinhedo, ndërsa videoja dramatike që e tregonte atë duke rënë nga qielli, u publikua në mediat sociale.

Breaking: A Voepass airlines plane has crashed near São Paulo, Brazil. The cause of the crash is unclear. pic.twitter.com/NKqm86Bo12

— PM Breaking News (@PMBreakingNews) August 9, 2024


Siç shihet edhe në video avioni bie në gjendje të lirë, duke i rrotulluar në ajrë, ku duket qartë se piloti ka humbur totalisht kontrollin.

Avioni i vogël me dy motorë ishte nisur nga qyteti i Cascavel në shtetin jugor brazilian të Parana-s, duke u nisur për në aeroportin ndërkombëtar në Sao Paulo.

Linja ajrore Voepass konfirmoi se avioni i saj ishte përfshirë në aksident dhe thotë se “ende nuk ka konfirmim se si ndodhi aksidenti “

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva mbajti një minutë heshtje në një event, teksa shprehu ngushëllime për familjarët.

Në qytetin Vinhedo, ku u rrëzua avioni, zyrtarët thonë se vetëm një shtëpi në kompleksin lokal të bashkëpronësisë është dëmtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›