Rruga Qukës-Qafë Plloçë rihapet sërish, qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit

Rruga Qukës-Qafë Plloçë është rihapur sërish. Ditën e sotme ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë.
Gjithashtu bëhet e ditur se është bërë largimi i gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës.
Ashtu siç raporton edhe korrespondentja e RTSH-së për Qarkun e Korçës Eftiola Fili, aktualisht firma është duke pastruar trupin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme(të hënë)
Rruga Qukës-Qafë Plloçë ka pasur herë pas here problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dherave dhe shkëmborëve nga skarpatet gjë që ka çuar në bllokimin e rrugës duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve dhe studimin gjeologjik.
/rtsh.al/