E Martë, 3 Nëntor 2026

Rruga Vilë Bashtovë – Spille, Rama: Një tjetër magji e natyrës shqiptare për vizitorët e turistët

Kryeministri Edi Rama publikoi të martën në platformat sociale, pamje nga puna për rehabilitimin e rrugës Vilë-Bashtovë-Spille. Në rrugë ka filluar asfaltim, për ta përfunduar këtë aks përpara muajve të fluksit turistik. 

Vilë- Bashtova në Kavajë dhe Spilleja në Rrogozhinë janë dy zona turistike, që tërheqin turistët vendas e të huaj.

“Vijon puna në rrugën Vilë Bashtovë – Spille, një tjetër magji e natyrës shqiptare për vizitorët e turistët gjithnjë e më të shumtë”, shkruan Rama.

Rruga Vilë-Bashtovë-Spille pritet të sjellë zhvillim të turizmit dhe rritjen e punësimit. Pavarësisht problemeve të hasura gjatë procesit, të cilat sollën vonesa në kryerjen e punimeve, pritet që ky projekt të përfundojë përpara muajve të fluksit të turistëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›