E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga nacionale Burrel-Skuraj në rrezik, pëson çarje në Bushkash

Rruga nacionale Burrel-Skuraj që lidh verilindjen me veriun dhe veriperëndimin e vendit, ka pësuar një çarje të konsiderueshme.

Dëmtimi ka ardhur pas reshjeve të fundit të shirave ku në afërsi të urës së Bushkashit mbi zallin e “Trajës” ka pësuar një çarje si pasojë e shembjes së trupit të rrugës.

Siç duket nga pamjet, çarja sa vjen e zgjerohet duke rrezikuar që brenda pak kohësh të shembet e gjitha dhe të bllokojë totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Milotit apo Burrelit.

Një tjetër problem madhor në këtë rrugë mbeten edhe urat të ndërtuara rreth 70 vite më parë dhe që ju ka kaluar prej 2 dekadash afati i garancisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›