E Martë, 3 Nëntor 2026

Rumania mbështet Shqipërinë në BE, ministri i Jashtëm Igli Hasani takon homologen në Bukuresht

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Rumani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u prit nga homologia, Luminita Odobescu.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Hasani vlerësoi mbështetjen e Rumanisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, teksa vuri theksin tek nevoja për përshpejtimin e procesi.

 “Rumania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e parezervë e procesit tonë të integrimit në BE, jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike, duke përcjellë përvojën rumune. Plani i Veprimit për Bashkëpunimin për dy vitet e ardhshme parashikon Integrimin Evropian si një nga fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh”, tha Hasani.

Gjithashtu ministrja Odobescu riafirmoi mbështetjen e rumanisë për integrimin europian të vendeve te ballkanit.

Gjatë vizitës, Ministri Hasani dhe Ministrja për Punën dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu, nënshkruan marrëveshjen per sigurimet shoqërore.

Kjo  do t’i mundësojë qytetarëve  të të dyja vendeve të përfitojnë nga kontributet e tyre dhe të marrin pensionet./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›